Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja thërret ambasadorin turk pas deklaratave kërcënuese të Erdoganit

Bashkimi Evropian thirri sot ambasadorin e Turqisë në Bruksel për t’i kërkuar shpjegime pas deklaratave kërcënuese për sigurinë e qytetarëve evropianë nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan, theksoi një zëdhënëse.

“Ne i kemi kërkuar përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në BE të vijë në Shërbimin Evropian të veprimeve të jashtme, shërbim diplomatik i BE-së, sepse ne dëshirojmë të marrim një shpjegim për sa i përket komenteve të presidentit Erdogan në lidhje me sigurinë e evropianëve në rrugët e mbarë botës”, deklaroi zëdhënësja, Maja Kocijanciq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ambasadori i Turqisë në BE duhet të flasë me ‘drejtuesin’ përgjegjës të marrëdhënieve me Ankaranë”, theksoi ajo.

Kriza e rëndë diplomatike mes Ankarasë dhe evropianëve ka kaluar sërish në një etapë tjetër kur presidenti turk deklaroi se asnjë evropian nuk mund të bëjë më asnjë hap në rrugë i sigurt, nëse BE mban ndaj Turqisë një qëndrim që ai e gjykon armiqësor, përcjell ksp.

“I drejtohem edhe njëherë evropianëve (…) Turqia nuk është një vend që mund të goditet, ose të mund të luash me nderin, apo t’i dëbosh ministrat”, është shprehur me tone të ashpra Erdogan.

“Mbarë bota e di atë që po ndodh. Nëse ju silleni në këtë mënyrë, nesër, asnjë evropian, asnjë perëndimor nuk do të mund të bëjë një hap më shumë në siguri, me qetësi në asnjë vend të botës”, shtoi ai.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian janë përkeqësuar ndjeshëm këto javët e fundit pas ndalimit të disa mitingjeve zgjedhore pro-Erdogan, në të cilat do të merrnin pjesë ministrat turq në Gjermani dhe Holandë.