Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan vijon me deklaratat kundër Perëndimit duke thënë se thënë se vendi i tij nuk do të futet kurrë në Bashkimin Europian sepse nuk është i krishterë.
Në një fjalim, Erdogan tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së me Papa Françeskun, ishte prova më e mirë se Unioni është organizatë e krishterë.
“Të gjithë liderët e vendeve të BE-së shkuan në Vatikan dhe e dëgjuan Papën në mënyrë nënshtruese. E kuptoni tani pse ata nuk e pranojnë Turqinë në BE tash e 54 vite?” ka thënë Erdogan.
BE-ja është një organizatë e kryqëzatës, deklaroi më tej kreu i shtetit turk.
“Kjo situatë është mjaft e qartë, është Aleancë e Kryqëzatës. 16 prilli po ashtu do të jetë dita për ta vlerësuar këtë,” shtoi ai.
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Rama: Tri gjëra janë të paparashikueshme: Zoti, seksi, BE-ja
-
Erdogani reagon pas kualifikimit të Turqisë në Botëror