Shpërfaqja e beftë e Joe Bidenit si favorit në garën për nominimin presidencial të demokratëve për presidencialet e 2020-tës në SHBA e ka rrokur vëmendjen e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke shqetësuar disa prej aleatëve të tij, të cilët besojnë se Biden është rival serioz, që mund t’ia rrezikojë Trumpit një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas një ankete të rrjetit amerikan CNN, Bideni ka 15 për qind më shumë përkrahje karshi tjerëve, në një garë mes 20 kandidatëve të Partisë Demokrate në SHBA, transmeton Koha Ditore.
Disa këshilltarë të Trumpit e konsiderojnë ish-nënpresidentin e SHBA-së kundërshtar serioz në të trija shtetet e SHBA-së, të cilat ia kishin siguruar Trumpit fitoren më 2016 – Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania, raporton “Reuters”.
Humbja e këtyre shteteve më 2020, do t’ia bënte të zorshme rizgjedhjen Trumit.
“Ata mendojnë se janë në telashe në ato shtete dhe mendojnë se ai është rrezik i njëmendtë”, ka thënë një këshilltar i jashtëm i Trumpit, që ka folur me kusht anonimiteti.
-
Bideni e di se do të përballet sërish me Trumpin: Gjithçka është në rrezik
-
Bideni dhe Trumpi thumbojnë njëri-tjetrin, gara për zgjedhjet presidenciale në SHBA po nxehet
-
Situata po përkeqësohet për Bidenin, Trumpi mund ta fitojë garën për president
-
Biden: Trumpi është një rrezik për demokracinë
-
Biden – Trump, vazhdimi që pak amerikanë duan ta shohin