Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Situata po përkeqësohet për Bidenin, Trumpi mund ta fitojë garën për president

Ka paqartësi të shumta rreth zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht pasi të dhënat e fundit tregojnë se Donald Trumpi mund të ketë avantazh ndaj presidentit aktual Joe Biden.

Zgjedhjet për president të SHBA-së në vitin 2024 pritet të jenë mes dy politikanëve të njëjtë si në vitin 2020.

Sondazhet në SHBA, edhe pse larg zgjedhjeve të vitit 2024, tregojnë se avantazhi i Bidenit mes votuesve po bie më shumë se kurrë, kur rreth 70 për qind e të anketuarve besojnë se Bideni është shumë i vjetër për të qenë president efektiv.

Pozicioni i presidentit në betejat kokë më kokë me Trump është në rënie. Ndër sondazhet e fundit të këtij muaji, është evidente se pozita e Bidenit po përkeqësohet.

Për shembull, sondazhi i kësaj jave në NBC News tregoi rezultat në të cilin Trumpi është mbi Bidenin në mesin e votuesve më të rinj se 35 vjeç, 46 për qind me 42 për qind, raporton Politico.

Edhe Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje Botë 4 d. më parë Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje

Kjo ka nxitur debatin nëse Trumpi po bën vërtet fushatë për votuesit e rinj, ose nëse numrat janë reflektim i një lloj animi në sondazh. Një teori spekulon se votuesit e rinj liberalë, të cilët nuk janë entuziastë për Bidenin dhe partinë e tij, për shembull për shkak të mbështetjes së administratës së tij për Izraelin në luftën ndaj Hamasit, nuk kanë disponim të dalin në zgjedhje.

Megjithatë, ndërsa është e zakonshme që çdo ndryshim në zgjedhjet presidenciale t'i atribuohet lajmeve të fundit, siç është lufta e Izraelit me Hamasin, duhet theksuar se Bideni ka rënie në sondazhe prej muajsh.