Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Epërsi e lehtë e kandidatit për president të Maqedonisë Veriore, Pendarovski

Shkup, 28 mars – Pak më pak se një muaj nga zgjedhjet presidenciale të planifikuara në Maqedoninë e Veriut më 21 prill, kandidati qeveritar Stevo Pendarovski ka rezultuar sipas sondazheve disa pikë përpara kandidates së opozitës konservatore, Gordana Siljanovska-Davkova dhe atij të Blerim Rekas, që i përket pakicës etnike shqiptare.

Nga një sondazh i kryer për llogari të televizionit privat ”Telma”, doli se Pendarovski rezulton me 25% në favor, krahasuar me 22,4% të Silkanovska-Davkova dhe 10,9% të Rekës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse asnjë nga kandidatët nuk do të arrijë të marrë 50% plus një votë në raundin e parë, atëherë do të shkohet në balotazh mes dy kandidatëve të parë më 5 maj.