Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po shqyrtojnë një kërkesë për mëshirë për studentin britanik Matthew Hedges, i cili u dënua të enjten (22 nëntor) me burgim të përjetshëm për spiunazh.
Në një deklaratë të dhënë të premten, ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Mbretërinë e Bashkuar, Sulaiman Hamid Almazroui, tha se autoritetet po marrin në konsideratë një kërkesë për mëshirë nga familja e Hedges.
31-vjeçari u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait në maj.
Ai u mbajt në izolim për gati gjashtë muaj dhe të enjten një gjykatë në Abu Dhabi e shpalli fajtor për spiunim në emër të qeverisë britanike.
Hedges dhe gruaja e tij kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për spiunazh.
Artikuj të ngjashëm
-
Studenti anglez i shpëtoi burgimit të përjetshëm, kthehet në Britani
-
Emiratet dënojnë me tre vjet burgim ish-avokatin e Khashoggit
-
Dy britanikë dënohen nga gjykata në Iran për spiunazh
-
Shtetasi amerikan dënohet me burgim të përjetshëm për spiunazh në Kinë
-
Irani përgatitet të ekzekutojë shtetasin britanik nën akuzat për spiunazh