Organizatori i dyshuar i përpjekjes së dështuar të së shtunës për grusht shteti në rajonin e Amhara të Etiopisë është qëlluar për vdekje.
Sipas policisë gjenerali i brigadës, Asaminew Tsige u vra ndërsa po përpiqej të largohej nga banesa e tij në kryeqytetin e Amhara.
Ndërkohë shefi i ushtrisë së Etiopisë, gjenerali Seare Mekonnen, sipas qeverisë, u vra gjatë tentativës për grusht shteti.
Kryeministri Abiy Ahmed u ka kërkuar etiopianëve të bashkohen kundër forcave “të këqija” të vendosura në ndarjen e vendit.
Flamujt po fluturojnë në gjysmë shtize pasi qeveria shpalli një ditë zie për të shënuar vdekjen e besnikëve të saj gjatë grushtit të shtetit.
Gjeneral Seare dhe guvernatori i Amhara Ambachew Mekonnen, i cili u vra gjithashtu të shtunën, u konsideruan si aleatë të ngushtë të kryeministrit.
Edhe
Kryeministri i Etiopisë thotë se ka pasur një puç të dështuar ushtarak
Një kontigjent i rëndë i forcave pro-qeveritare është vendosur në kryeqytetin e Amhara, Bahir Dar dhe në kryeqytetin federal Addis Abeba.
Interneti është mbyllur në të gjithë vendin, prej disa ditësh pasi shërbimet rifilluan pas një ndërprerjeje të pashpjegueshme prej më shumë se një jave.
-
Një shtatzënë në mesin e dhjetëra të masakruarve nga trupat qeveritare të Etiopisë
-
Gjashtë të vrarë në një grusht shtet të dështuar në Guinea-Bissau
-
Kryeministri etiopian u bën thirrje qytetarëve t’i kapin armët kundër rebelëve
-
Kryeministri i Etiopisë thotë se është marrë nën kontroll kryeqendra e Tigrayt