Ishulli i Shën Vincentit në Karaibe mund të shohë shpërthime të tjera vullkanike gjatë ditëve të ardhshme, kanë paralajmëruar ekspertët.
Vullkani La Soufriere shpërtheu për herë të parë të premten, duke mbuluar ishullin me një shtresë hiri dhe duke detyruar më shumë se 16 mijë banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Shpërthimet më të vogla vazhduan gjatë fundjavës, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ujë.
Zyrtarët e emergjencave e kanë përshkruar situatën si një “zonë beteje”.
“Vullkani vazhdon të shpërthejë duke prodhuar sasi të bollshme të hirit”, tha Qendra e Kërkimit Sizmik të Universitetit të Indive Perëndimore. “Shpërthimet dhe rënia shoqëruese e hirit, me madhësi të ngjashme, ose më shumë, ka të ngjarë të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme duke ndikuar në Shën Vincent dhe ishujt fqinjë,” paralajmëroi ai.
-
Indonezia në rrezik nga cunami pas disa shpërthimeve vullkanike
-
Vullkani i Indonezisë, banorët ikin nga retë e mëdha të hirit
-
Zjarr i madh në ishujt Karaibe, shkatërrohen qindra shtëpi
-
Vazhdojnë evakuimet ndërsa lava në La Palma po i afrohet detit
-
Me mijëra të evakuuar pasi lava shkatërron mbi 100 shtëpi në La Palma