Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekspertët do të udhëtojnë për Ukrainë për të identifikuar të vdekurit e luftës

Një organizatë ndërkombëtare e krijuar për të identifikuar të vdekurit dhe të zhdukurit nga konfliktet e viteve 1990 në Ballkan po përgatitet të dërgojë një ekip ekspertësh të mjekësisë ligjore në Ukrainë, ndërsa numri i të vdekurve rritet më shumë në gjashtë javë pas luftës së shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, raportoi të premten AP.

Autoritetet në Kiev kanë kontaktuar Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur për t’i ndihmuar në vendosjen e emrave në trupa të cilët mund të mbeten anonime mes mjegullës së luftës.

Ekipi pritet të udhëtojë në Ukrainë në fillim të javës së ardhshme, tha drejtoresha e përgjithshme Kathryne Bomberger për Associated Press.

Ata do të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurve, por gjithashtu do të dokumentojnë se si vdiqën - informacion që mund të përdoret në hetimet e krimeve të luftës në të ardhmen. Laboratori i organizatës në Hagë do të ndërtojë një bazë të dhënash qendrore që klasifikon dëshmitë dhe identitetet e të zhdukurve.

Ekipi do të ketë shumë punë për të bërë kur të vendoset në Bucha, ku imazhet e trupave të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së forcave ruse tronditën botën.

“Ne duam të sigurohemi që të punojmë së bashku me autoritetet ukrainase për të gërmuar siç duhet këto vende të krimit për të identifikuar mbetjet mortore, në mënyrë që provat të mund të sigurohen në të ardhmen për qëllime të gjykimit penal, jo vetëm potencialisht për GJPN-në, por edhe potencialisht brenda gjykatave të brendshme në Ukrainë”, tha Bomberger.

Artikuj të ngjashëm