Ekonomia e Ukrainës parashihet të tkurret për 30 për qind këtë vit si pasojë e pushtimit rus, ka njoftuar Banka Evropiane për Zhvillim, raporton agjencia AFP.
Parashikimet janë më të rënda se që ishin bërë në mars nga po e njëjta bankë. Në mars ishte parashikuar një tkurrje prej 20 për qind e ekonomisë së Ukrainës.
Por, banka parasheh që ekonomia e Ukrainës të përjetojë një ngritje prej 25 për qind në vitin 2023.
Ndërkohë sa i përket ekonomisë së Rusisë, parashihet një tkurrje prej 10 për qind këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm nuk parashihet të regjistrojë ndonjë ngritje.
Artikuj të ngjashëm
-
FMN: Ekonomia e Ukrainës do të tkurret për 10 për qind si pasojë e pushtimit rus
-
Banka Botërore: Ekonomia e Ukrainës gati se do të përgjysmohet
-
Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar
-
Duhen mbi 500 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës
-
Popullsia e Ukrainës ka rënë për rreth 25 për qind që nga fillimi i luftës, thotë OKB-ja