Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ekonomia e Spanjës zhytet në recesionin më të thellë

Spanja është zhytur në recesionin më të thellë në historinë e saj moderne, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Statistikat zyrtare bëjnë të ditur se ekonomia e saj është tkurrur për 18.5 për qind në periudhën prill-qershor.

Në tremujorin e parë të vitit, ajo po ashtu është tkurrur për 5.2 për qind.

Recesioni ndodh pas dy periudhave të njëpasnjëshme të rritjes negative.

Spanja ka qenë performuesja më e keqe në Eurozonë, e cila ka pësuar rënie të përgjithshme të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) për 12.1 për qind - rënie kjo rekorde.

Edhe Evropa në krizë të thellë ekonomike Botë Evropa në krizë të thellë ekonomike

Ekonomia e Francës po ashtu është goditur rëndë. GDP-ja e saj ra për 13.8 për qind në tremujorin e dytë të vitit.

Agjencia e Statistikave e Francës tha se pika më e ulët ka qenë në prill, ndërsa rimëkëmbja graduale ka nisur në maj.

Italia, ndër vendet e para evropiane të goditura nga koronavirusi, raportoi rënie të ngjashme.

Ekonomia e saj u tkurr për 12.4 për qind, edhe pse rënia ka qenë më pak e pjerrët sesa pritej.

Dobësimi ekonomik ka ndodhur si pasojë e masave të izolimit që kanë ndërmarrë vendet evropiane, por edhe të tjerat, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe Koronavirusi po shtyn pjesën më të madhe të botës në krizë ekonomike Botë Koronavirusi po shtyn pjesën më të madhe të botës në krizë ekonomike

Në të gjithë Bashkimin Evropian, tkurrja ekonomike është 11.9%.

Agjencia e Statistikave e BE-së, Eurostat, tha se rënia është më e madhja prejse ka filluar regjistrimi i shifrave në vitin 1995.