Ekonomia e Kinës u rrit me një rekord prej 18.3% në tremujorin e parë të vitit 2021 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, njofton BBC.
Është rritja më e madhe në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) që kur Kina filloi të mbante shënime tremujore në vitin 1992.
Sidoqoftë, shifrat zyrtare pritet të dalin të premten, me një sondazh të ekspertëve të ekonomisë që parashikojnë rritje prej 19%.
Ndërkohë shifrat zyrtare pritet të shtrembërojnë numrin, pasi krahasohen me tkurrjen e madhe ekonomike të vitit të kaluar.
Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës u tkurr me 6.8% për shkak të bllokimeve në të gjithë vendin në kulmin e shpërthimit të COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekonomia e Kinës shënon rritjen më të ngadaltë që nga fillimi i vitit 2020
-
Eksporti kinez rritet në 60.6% për vitin 2021, rritja më e madhe në dy dekadat e fundit
-
Ekonomia kineze rritet më shpejt se në të gjithë pjesët e tjetër të botës
-
Gjunjëzoi botën me koronavirusin, por Kina befason me rritjen ekonomike
-
Koronavirusi tkurr ekonominë e Kinës për herë të parë në dekada