Izraeli ishte paralajmëruar nga Egjipti për dhunën e mundshme tre ditë para se Hamasi të niste sulmin e madh në territorin e Izraelit.
Kryetari i Komitetit për çështjet e Jashtme në Kongresin amerikan, Michael McCaul, ka thënë se autoritetet egjiptiane kishin paralajmëruar Izraelin për sulme të mundshme nga Gaza.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, këto raportime i ka cilësuar si krejtësisht të rreme.
Shërbimet izraelite të inteligjencës janë në presion të madh për dështimin që të parandalonte sulmin nga militantët e Hamasit.
Një zyrtar i inteligjencës egjiptiane ka thënë se Kajro vazhdimisht i kishte paralajmëruar izraelitët se diçka e madhe po planifikohej nga Gaza.
Zyrtari egjiptian, që ka folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, ka thënë se izraelitët nuk u kanë kushtuar rëndësi kërcënimeve nga Gaza dhe janë përqendruar më shumë në Bregun Perëndimor.
Ekspertët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se luftëtarët e Hamasit e kanë realizuar sulmin edhe për shkak të vetëkënaqësisë institucionale në Izrael.
Edhe
Izraeli kishte marrë paralajmërime nga inteligjenca egjiptiane për sulmin e Hamasit, thonë raportet
Sipas tyre, kishte supozime në Izrael se Hamasi nuk ishte i interesuar për konflikt të ri dhe çdo informacion që thoshte të kundërtën, hidhej poshtë nga autoritetet izraelite.
Ekspertët e sigurisë kanë thënë se izraelitët më shumë janë varur nga teknologjia për monitorimin e Gazës dhe kjo ka nxitur vlerësimet e rrejshme të sigurisë.
Deri të enjten është raportuar për 1 mijë e 200 të vrarë nga Hamasi në Izrael, ndërkaq 1 mijë persona kanë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Gaza.