Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Egjipti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria egjiptiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas sulmeve me bomba në dy kisha të krishtere koptike. Bilanci është thelluar në 45 të vdekur dhe rreth 80 të plagosur.

Kamerat e sigurisë kanë xhiruar momentet e shpërthimit në kishën e Aleksandrisë, njëra prej dy kishave të goditura nga sulmet terroriste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në katedralen e Shën Markut u vranë 17 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ndërsa në xhirimin tjetër, duket qartë momenti i panikut mes besimtarëve gjatë shpërthimit në kishën e Shën Gjergjit në Tanta, ku u vranë rreth 28 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në të dyja rastet sulmet kanë qenë kamikaze të kryera nga militantë të Shtetit Islamik, të cilët zgjodhën të dielën e palmave, festën që i paraprin pashkëve, për të goditur.

Në të gjithë vendin, forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll institucionet dhe ambientet publike pas këtyre sulmeve. Shpërthimi ka ndodhur vetëm pak javë para vizitës së Papa Françeskut në Egjipt, në datat 28 - 29 prill, në një vend ku 10% e popullsisë është e krishterës.