Egjipti dje u trondit me dy shpërthime që ndodhën në dy kisha në qytetet Tanta dhe Aleksandri.
Në këto sulme, përgjegjësinë e të cilave i mori përsipër organizata terroriste DAESH, janë vrarë 43 persona, ndërsa u plagosën 119 të tjerë.
Sulmi i parë u ndërmor ndaj një kishe në qytetin Tanta, ndërkaq objektivi i dytë i agresorëve ka qenë një rajon i policisë.
Pas këtyre sulmeve në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme në kohëzgjatje 3 mujore.
Presidenti i Egjiptit, Abdulfetah es-Sisi pas sulmeve ndaj kishave organizoi një mbledhje urgjente me Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes.