Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi është pajtuar që ta hapë kalimin Rafah për kamionë të mbushur me ndihma drejt Rripit të Gazës, ka njoftuar presidenti amerikan, Joe Biden.
Bideni ka folur para mediave për bisedimet e tij me presidentin Sisi.
Ai shpjegoi se Sisi është pajtuar ta hapë kalimin Rafah për të lejuar 20 kamionë me ndihma humanitare në Gaza.
“Nëse Hamasi i konfiskon ata ose nuk i lë të kalojnë... atëherë do të përfundojë”, ka thënë Bideni ndërsa për këtë i ka dhënë merita presidentit Sisi.
Artikuj të ngjashëm
-
Liderët botërorë mblidhen në kryeqytetin e Egjiptit për Samitin për Paqe
-
Rihapet për qarkullim të kufizuar pika kufitare Rafah
-
Izraeli do të lejojë palestinezët të lëshojnë Gazën përmes Rafahut
-
Izraeli do të mbajë të mbyllur pikën kufitare me Egjiptin
-
Trumpi mbërrin në Egjipt për të nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gazë