Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët botërorë mblidhen në kryeqytetin e Egjiptit për Samitin për Paqe

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, në hapjen e Samitin të Paqes në Kajro, ka bërë të ditur se ai është dakorduar me presidentin amerikan Joe Biden për të operuar “vazhdimisht” kufirin Rafah, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

“Egjipti nuk e ka mbyllur kalimin Rafah në asnjë moment”, ka thënë el-Sisi.

Sipas el-Sisit bombardimet e përsëritura izraelite në anën palestineze kishin penguar agjencitë humanitare të arrinin në enklavë. Presidenti egjiptian në samit ka akuzuar Perëndimin për standarde të dyfishta.

“Ku janë vlerat e qytetërimit humanitar që kemi ndërtuar ndër vite e shekuj? Ku është barazia mes njerëzve të pafajshëm pa standarde të dyfishta? Egjipti dënon qartë dhe hapur shënjestrimin dhe vrasjen e civilëve paqësorë”, ka deklaruar el-Sisi, duke shtuar se ai ishte “i habitur” nga fakti që bota mund të qëndronte prapa dhe të shikonte një katastrofë humanitare.

Ai ka thënë se Kajro kundërshton zhvendosjen e banorëve të Gazës në Sinai, pasi kjo do të sillte fundin e ëndrrës palestineze për shtetësi.

Artikuj të ngjashëm