Botë

Egjipti mbyll plazhet e Detit të Kuq pasi një grua vdiq nga sulmi i peshkaqenit

Egjipti mbyll plazhet e Detit të Kuq pasi një grua vdiq nga sulmi i peshkaqenit

Guvernatori i Detit të Kuq të Egjiptit ka lëshuar një urdhër për mbylljen e disa plazheve të Detit të Kuq nga e premtja pasi në grua 68-vjeçare austriake vdiq pasi u sulmua nga peshkaqeni, raportoi të dielën Reuters.

Austriakja u vra nga sulmi i peshkaqenit po atë ditë, në brigjet e Sahl Hasheesh.

Viktima u transferua në një spital privat lokal menjëherë pas sulmit, ku ka pasur përpjekje për ta ringjallur atë, por ajo vdiq për shkak të dështimit të qarkullimit të gjakut.

Një burim sigurie shtoi gjithashtu se gruaja ka jetuar në Egjipt gjatë pesë vjetëve të fundit me burrin e saj egjiptian.