Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Egjipti dënon me burg 16 homoseksualë për “marrëdhëniet seksuale jonormale”

Gjashtëmbëdhjetë burra të arrestuar muajin e kaluar sepse ishin homoseksuale janë dënuar nga autoritetet në Egjipt me nga tre vjet burgim.

Një gjykatë në Kajro i shpalli fajtorë për “nxitjen e shthurjes” dhe “marrëdhëniet seksuale jonormale”.

Megjithatë, ta mund të lirohen me kusht nëse paguajnë 5.000 paundë.

Organizata për të Drejtat e Njeriut (EIPR) thotë se të paktën 75 persona janë arrestuar që kur flamurët ylber u ngritën në një koncert më 22 shtator në kryeqytet, duke provokuar një protestë publike në vendin konservator.

Vetëm 10 nga arrestimet besohet se kanë qenë të lidhura me ngritjen e flamurit. Shumica e të tjerëve u kapën përmes aplikacioneve online, ku linin takime me meshkuj te tjerë.

Të paktën pesë burra i janë nënshtruar ekzaminimeve analitike.