Rrjeti i njohur social, Twitter, do të ndalojë të gjitha reklamat politike në të gjithë botën, duke thënë se arritja e mesazheve të tilla “duhet të fitohet, jo të blihet”.
“Derisa reklamimi në internet është shumë i fuqishëm dhe efektiv për kompanitë reklamuese, kjo fuqi sjell rreziqe të konsiderueshme për politikën”, ka thënë në një postim Jack Dorsey, kreu i Twitterit, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Rivali i tij, Facebooku, po ashtu ka ndaluar reklamat politike.
Lexoni edhe:
Kompanitë e rrjeteve sociale janë nën kontroll të veçantë para zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA.
Ndalimi do të zbatohet nga 22 nëntori, me detaje të plota të publikuara më15 nëntor.
Artikuj të ngjashëm