Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Edhe 30 ditë arrest shtëpiak për Andrew Tate

Influencuesit kontrovers Andrew Tate i është zgjatur arresti shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera nga një gjykatë rumune të premten, shkruan BBC.

Ai u arrestua së bashku me vëllain Tristan në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor 2022.

Më 31 mars, ai doli nga paraburgimi dhe iu vendos masa e arrestit shtëpiak.

Ende nuk janë ngritur akuza ndaj vëllezërve.

Megjithatë, prokurorët po hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

Edhe Andrew Tate vihet nën arrest shtëpiak pas akuzave të reja Botë Andrew Tate vihet nën arrest shtëpiak pas akuzave të reja

Ata i kanë mohuar akuzat.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve të tërhequr nga imazhi i tij dominues burrëror.