Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Andrew Tate mbetet në paraburgim

Një gjykatë rumune ka refuzuar kërkesën e fundit për lirimin me kusht të bërë nga influenceri kontrovers Andrew Tate, raporton BBC.

Andrew dhe vëllai i tij Tristan janë në paraburgim që nga dhjetori, ndërsa po hetohen për akuza për përdhunim, trafikim njerëzor dhe krim të organizuar, ndërsa ata mohojnë të gjitha akuzat.

Zëdhënësja e tyre ka thënë se vendimi i gjykatës ishte zhgënjyes dhe se ekipi ligjor do të apelonte sërish.

Avokatët e vëllezërve Tate argumentojnë se mbajtja e tyre në paraburgim është një masë e ashpër e panevojshme, sepse janë të disponueshme opsione të tjera si arresti shtëpiak. Gjyqtarët nuk janë dakord me këtë, duke përmendur mundësinë e arratisjes nga vendi, ndikimin e dëshmitarëve apo provave, si dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Kërkesa për lirim ishte e re, por përgjigja mbetet e njëjtë.

Edhe Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja Botë 6 d. më parë Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja

Në shkurt, gjykata vendosi që Andrew të qëndronte në paraburgim deri më 29 mars.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj vëllezërve Tate dhe dy rumunëve që u arrestuan me ta.