Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E pyetën për moshën, ironizon Biden: Jam 270 vjeç

Joe Biden - SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili përmendet si kandidat i mundshëm për një mandat të dytë presidencial, u përgjigjet pyetjeve rreth moshës së tij – me shaka, shkruan DailyMail. 

Kohët e fundit, presidenti aktual i SHBA-së ka thënë në një tubim: “Gjithë këto vite i kam kaluar në Senat, që do të thotë se jam 270 vjeç”.

Biden, tani 80 vjeç, do të jetë 86 vjeç në fund të një mandati të dytë të mundshëm presidencial, kështu që mosha e tij është një pengesë e madhe për rizgjedhje.

“Vetëm më shiko mua”, thotë Biden sa herë që pyetet për moshën, e cila është mënyra për të theksuar qëndrueshmërinë e tij që kur ka qenë president i Shteteve të Bashkuara për dy vjet.

“Ata duhej të më hiqnin majën e kafkës disa herë, për të parë nëse kisha tru”, ka thënë Biden, të cilin republikanët ndonjëherë e përshkruajnë si “plak”, me shaka.

Biden ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm, por pritet që të ndodhë.

Pas një fjalimi në Kongres ose gjatë një udhëtimi nëpër vend, Bideni shpesh ndalon të shkëmbejë një fjalë me dikë, të ndalojë për të bërë një foto, gjë që tregon se fushata e re presidenciale tashmë ka filluar.

Artikuj të ngjashëm