Ish-kryeministrja tajlandeze, Yingluck Shinawatra tashmë ka nënshtetësi serbe. Shinawatra u dënua me pesë vjet burg, pasi u akuzua për ryshfet, ndërsa iku nga Tajlanda në vitin 2017.
Ndërkohë, vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi. ‘Tanjug’ raporton se vendimi ishte marrë gjatë mbledhjes së qeverisë serbe.
“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, shprehen për Tanjug autoritetet serbe.
Me nënshtetësinë serbe, Shinawatra mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Pse Serbia ia dha shtetësinë ish-kryeministres tajlandeze, e dënuar për ryshfet
-
Ish-kryeministri tajlandez obligohet ta mbajë një vit burgim për korrupsion
-
Paetongtarn Shinawatra bëhet kryeministre e Tajlandës
-
Vajza e ish-kryeministrit bëhet liderja më e re e Tajlandës
-
Ish-kryeministri i Tajlandës i dënuar për korrupsion, lirohet me kusht