Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dyshohet se Trump manipuloi raportin shëndetësor

Fuqia fizike dhe stabiliteti mendor i presidentit amerikan Donald Trump në letër ishin përshkruar si “të jashtëzakonshme”.

Por, ish-mjeku i Trump, Harold Bornstein, ka thënë se ai nuk e ka shkruar letrën e vitit 2015, e cila e paraqiste kandidatin e atëhershëm republikan në gjendje tejet të mirë shëndetësore.

“Trump e ka urdhëruar shkrimin e asaj letre”, tha ai për CNN.

Bornstein po ashtu ka thënë se truprojat e Trump kanë kryer një “bastisje” në zyrën e tij në shkurt të vitit 2017, duke marrë të gjitha dëshmitë shëndetësore të Trump, përcjell KosovaPress.

Ai tutje ka thënë se letra që thotë se Trump do të jetë “personi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në presidencë”, nuk është punë e tij profesionale.

Edhe Trumpi ofron detaje të reja mbi kontrollin mjekësor që ka kryer Botë Trumpi ofron detaje të reja mbi kontrollin mjekësor që ka kryer

Megjithatë një gjë që nuk është e qartë- është vonesa e Bornstein për t’i thënë këto gjëra në publik.

Shtëpia e Bardhë ende nuk i ka komentuar këto deklarime.