Botë

Dyshohet se disa shqiptarë vranë mizorisht një grua në Greqi pasi iu futën në shtëpi si hajdutë

Për tragjedinë e një familjeje në Greqi dyshohet se shkaktarë u bënë disa shqiptarë. Përveç grabitjes së gjërave me vlerë për të cilën banda hyri brenda shtëpisë së tyre, e vrarë mbeti gruaja ndërsa të tronditur të gjithë të afërmit e saj.

20-vjeçarja Caroline Crouch u vra ndërsa po kryhej një grabitje në shtëpinë e saj në kryeqytetin grek në orët e hershme të së martës. Zyrtarët policorë gjetën në katin e sipërm vajzën 11-muajshe të Carolinës, Lydian, duke qarë dhe duke goditur trupin e pajetë të nënës së saj në përpjekje për ta zgjuar.

Ajo vdiq nga asfiksia pasi një pjesë rrobe i ishte futur në gojë për ta ndalur të bërtiste dhe hunda e saj ishte aq fort e shtrënguar sa nuk mund të merrte frymë.

Poshtë, bashkëshorti i saj, i njohur si Babis, u lidh në një karrige dhe ishte në gjendje të kërkonte ndihmë vetëm përmes hundës me të cilën arriti të shtypte numrat e policisë dhe të thërriste një fqinj.

Dhe, në shkallë i varur ishte qeni i tyre Bruno i cili ishte lidhur për qafe me qaforen e tij prej së cilës ngordhi si për të treguar qartazi mizorinë që hajdutët kishin kryer në këtë familje.

DailyMail ka zbuluar se kjo nuk ka qenë grabitje e pazakonshme në ishullin Alonissos. Të paktën tri grabitje në gjashtë muajt e fundit në këtë zonë kanë ndodhur, ku dhuna ekstreme apo kërcënimi me ushtrim dhune kanë qenë të theksueshme.

Në dhjetor, katër burra u futën në një shtëpi dhe e tërhoqën zvarrë për flokë një banore, para se ta kërcënonin se do t’ia prisnin fytin dhe ikën me 8000 funte dhe stoli ari.

Edhe vrasësit e Carolinës morën 20,000 funte dhe stoli ari e të tjera.

Por, ka diçka të përbashkët në këto krime. Autoritetet dyshojnë se shqiptarët janë përgjegjës, i tha një burim DailyMailit.

Greqia ndan kufirin me Shqipërinë dhe mbi një milion shqiptarë jetojnë në Greqi. Aktualisht janë mbi 200 urdhër-arreste për shqiptarët, të cilët besohet se tash janë kthyer në shtëpinë e tyre.

"Lidhja ndërmjet shqiptarëve dhe krimit të organizuar e dhunës – si trafikimi me njerëz, zhvatja dhe grabitja – në të gjithë Evropën janë të pamohueshme", shkruan ky medium.

Banda e maskuar dhe e armatosur me armë u futën në shtëpinë e familjes përmes një dritareje rreth orën 5:00 të mëngjesit. Tre nga ta u futën brenda dhe një qëndroi të vëzhgonte jashtë.