Pentagoni tha të martën se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.
Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet, transmeton Zëri i Amerikës.
Zyrtarët thanë se zarfet fillimisht testuan pozitivisht për ricinë pasi u zbuluan nga policia e Pentagonit të hënën në një objekt postar.
Objekti ndodhet në kompleksin e Pentagonit, por jo në ndërtesën kryesore.
Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre. Kundër ricinës nuk ekziston ndonjë antidotë e njohur.
-
Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës
-
FBI-ja heton letrën me helm vdekjeprurës në adresë të Shtëpisë së Bardhë
-
Zarf me lëndë helmuese drejtuar Shtëpisë së Bardhë
-
Arrestohet veterani që kërcënoi presidentin Trump
-
Disa sektor të Pentagonit në izolim pas një incidenti me “materiale të rrezikshme”