Një veteran nga shteti federal amerikan Juta pranoi se i ka dërguar presidentit Donald Trump dhe anëtarëve të administratës së tij katër zarfe për të cilat dyshohej se përmbanin helmin ricin.
William Clyde Alan Treci (39) u arrestua në një shtëpi në qytetin Logan, në veri të Salt Lake City, raporton AP.
Njësia e FBI-së në Salt Lake City ka njoftuar më parë se agjencia po heton "kimikatet potencialisht të rrezikshme" në Logan, rreth 106 kilometra nga Solt-Lejk-Siti, transmeton kp.
Më parë, zëdhënësja e Pentagonit Dana White tha se substanca e dyshuar në zarfe nuk ishte helmi ricin, por fara të bimës nga e cila krijohet.
Reuters citon zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, se hetuesit amerikanë pothuajse përjashtonin terrorizmin si një motiv për dërgimin e zarfeve.
Pentagoni mori një zarf të dyshimtë me ricin, ndërsa një zarf tjetër iu dërgua ministrit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Ricin mund të shkaktojë vdekjen nga 36 në 72 orë pasi që vetëm një sasi e vogël administrohet dhe nuk ka antidot për të.