Dy persona kanë vdekur pas granatimeve ruse të hënën në qarkun Osnovyansky, në qytetin ukrainas Kharkiv, raporton BBC.
Zëdhënësi i prokurorisë së Kharkivit, Dmitry Chubenko, ka thënë se është hapur rast penal pasi një burrë dhe një grua vdiqën, duke shtuar se bomba ruse ka rënë në një fushë të lojave në afërsi të një kompleksi banimi.
Ushtria ruse ka goditur disa komplekse shëndetësore në Kharkiv, tha kryetari Igor Terekhov për mediumet lokale. Ai ka shtuar se është shkatërruar edhe një spital i gjinekologjisë.
“Tash jemi duke transferuar gratë, që janë afër të lindin, në komplekse tjera shëndetësore”, tha Terekhov.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, vret të paktën shtatë persona në Kharkiv
-
Seri sulmesh ajrore ruse në Ukrainë
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet një katedrale shekullore në Kiev
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev