Dy njerëz kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar të mërkurën, kur një pjesë e një ure e cila ishte ndërtuar mbi një kanal në lindje të Holandës, është shembur, kanë bërë të ditur shërbimet emergjente.
Aksidenti ka ndodhur në Lochem, 130 km në lindje të Amsterdamit, ndërsa punëtorët po ngrinin në vend një hark të madh metalik, raportoi AP.
Gazeta rajonale “De Stentor” ka raportuar se harku ishte varur në një vinç kur “papritmas pati një zhurmë të madhe.
Organizata rajonale e sigurisë që koordinon reaguesit e parë tha në një mesazh në X, se incidenti "rezultoi në dy viktima, dërkaq dy persona kanë mbetur të lënduar”.
Shkaku i aksidentit po hetohet. Aksidente të tilla janë të pazakonta në Holandë, e cila ka rregulla strikte të shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.