Të paktën dy persona kanë vdekur pasi një veturë ka goditur qëllimisht disa këmbësorë në Trier të Gjermanisë.
Siç raporton Reutersi, policia të martën ka arritur edhe të arrestojë shoferin, dhe kanë njoftuar se ishte me shpejtësi të madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat lokale njoftojnë se 15 persona të tjerë ishin lënduar, duke cituar kryetarin e qytetit të Trierit, Wolfram Leibe.
“Kujdesi për të plagosurit është me përparësi të madhe", shkroi policia në Twitter, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit.
Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë bllokuar menjëherë qendrën e qytetit.