Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy shtete gjermane mbajnë zgjedhje para atyre federale

Zgjedhjet e së dielës në dy shtete gjermane po shihen si test i vështirë për partinë e Angela Merkelit, gjashtë muaj para zgjedhjeve kombëtare që do të përcaktojnë liderin që do ta pasojë kancelaren e fuqishme gjermane.

Votuesit do të zgjedhin kuvendin e ri në Baden-Vyrterberg, hambar ekonomik në rajonin e Gjermanisë jugperëndimore, dhe në shtetin fqinj të Rineland-Palatinatit. Zgjedhjet po mbahen në vitin e sivjetmë maratonik zgjedhor, me gjashtë shtete që do të zgjedhin përfaqësuesit e rinj.

Gjithçka kulmon më 26 shtator kur do të zgjidhen deputetët e rinj të Bundestagut. Anketimet paralajmërojnë rezultate negative për Unionin Kristiandemokrat të qendrës së djathtë.. Në Baden-Vyrterberg, guvernatori i vetëm i të gjelbërve në Gjermani, Vinfrid Kreshman, ka fituar popullaritet të madh në mesin e votuesve centristë gjatë dhjetë vjetëve të drejtimit të rajonit ku janë fabrikat e prodhuesve të makinave, “Daimler” dhe “Porshe”.

Rajonin e ka dominuar CDU-ja derisa në pushtet erdhi Kreshamni menjëherë pas katastrofës së reaktorit bërthamor të Fukushimës më 2011, që solli fundin e energjisë atomike në Gjermani.