Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy pjesëtarë të rëndësishëm të lëvizjes për pavarësi të Katalonjës.
Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Katalonjës, dhe Jordi Cuixart, nga lëvizja Omnium, po hetohen për rebelim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta shihen si figurat kryesore të organizimit të referendumit të 1 tetorit, për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, shkruan rel.
Qeveria në Madrid e ka shpallur këtë referendum të paligjshëm.
Pas referendumit, kreu rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por ka ndaluar zbatimin e saj për t’iu lënë mundësi negociatave.