Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy rekrutë britanikë të Shtetit Islamik kapen nga talebanët në kufi

Dy rekrutë të dyshuar të Shtetit Islamik, një nga ta me pasaportë britanike, u kapën nga talebanët kur tentuan të futeshin në Afganistan vjeshtën e kaluar përmes kufirit verior.

Burrat që kishin me vete 10,000 funte, mjete ushtarake dhe të tjera, u arrestuan pas një njoftimi nga Uzbekistani, sipas një burimi nga talebanët për Guardian.

“Kishte një pasaportë nga Anglia dhe një nga një tjetër shtet i Evropës”, ka thënë burimi.

Një burim uzbek tha se të dy burrat përdornin pasaporta britanike kur shkuan në kryeqytetin e Uzbekistanit.

Kapja e tyre ishte shenjë për të rikujtuar se derisa perëndimi mundi ta përfundojë luftën e saj në Afganistan duke tërhequr trupat, nuk ka nga ana tjetër një zgjidhje të thjeshtë për kërcënimin e sigurisë nga grupet terroriste ndërkombëtare.

Guardiani ka parë fotografitë e burrave të shkrepura kur arritën në Afganistan. Ata dukeshin si dy burrat të cilët anëtarët taleban i kanë akuzuar për lidhje me Shtetin Islamik.