Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy policë gjermanë të lënduar gjatë protestave jashtë kongresit të AfD-së në Essen

Protestat kundër konventës së AfD-së në Gjermani

Protestat kundër konventës së AfD-së në Gjermani

Dy oficerë policie janë shtruar në spital pas përleshjeve me protestuesit jashtë kongresit të AfD-së së ekstremit të djathtë të Gjermanisë, teksa partia u mblodh disa javë pas rezultatit rekord në zgjedhjet e Bashkimit Evropian.

Rreth 1,000 policë u vendosën në qytetin perëndimor të Essenit të shtunën, ku organizatorët e demonstratës thanë se 50,000 protestues marshuan drejt kongresit, raporton The Guardian.

Policia ka bërë të ditur se dy oficerë, një burrë dhe një grua, të cilët po shoqëronin një politikan, u lënduan rëndë kur protestuesit i goditën me shkelma në kokë pasi ata ranë në tokë.

Shtatë oficerë të tjerë gjithashtu u lënduan lehtë në përleshjet pranë sallës Grugahalle. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Disa veprime të dhunshme përçarëse ndodhën në lagjen Rüttenscheid. Demonstruesit, disa prej tyre të mbuluar me kapuç, sulmuan forcat e sigurisë. U bënë disa arrestime”, ka bërë të ditur në platformën X policia në rajonin e Rhine-Westfalisë së Veriut, ku ndodhet Esseni.

Edhe Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë Botë Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë

Një zyrtar i lartë rajonal kishte paralajmëruar se "ngatërrestarë potencialisht të dhunshëm të së majtës ekstreme mund të jenë në mesin e protestuesve”.

"Ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë”, ka deklaruar bashkëpresidentja e AfD-së, Alice Weidel, duke hapur kongresin dy-ditor, i cili filloi gjysmë ore me vonesë për shkak të bllokadave të rrugëve.

Si Weidel ashtu edhe bashkëpresidenti, Tino Chrupalla, u rizgjodhën për të udhëhequr partinë për dy vjet të tjera.

“Ne duam të qeverisim, fillimisht në lindje (të Gjermanisë), pastaj në perëndim, pastaj në nivel federal,” u ka thënë Chrupalla rreth 600 delegatëve.

Chrupalla tha se anëtarësimi i partisë ishte rritur me 60% në 46,881 anëtarë që nga janari i vitit të kaluar. Rreth 22,000 njerëz ishin bashkuar ndërsa 4,000 ishin larguar.

Në fillim të qershorit, AfD-ja pati rezultatin e saj më të mirë zgjedhor në BE që nga krijimi i partisë në vitin 2013, duke fituar 16% të votave dhe duke zënë vendin e dytë.

Edhe Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani Botë Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

Ajo ishte prapa bllokut kryesor konservator të opozitës CDU-CSU, por përpara Social Demokratëve (SPD) - partia e kancelarit, Olaf Scholz - e cila është në pushtet në krye të një koalicioni të trazuar trepartiak.

LEXO EDHE: