Botë

Dy persona të vdekur nga zjarri në Madrid

Dy persona kanë vdekur nga zjarri që kaploi në një restorant në Madrid të Spanjës. Sipas shërbimeve emergjente, zjarrfikësit kanë shpëtuar 12 persona që ndodheshin në restorant në qendër të Madridit.

Zjarri ka nisur në orën 23 të mbrëmjes, të premten, në njërin prej restoranteve italiane në kryeqytetin spanjoll. Burimet kanë thënë se shkaqet e zjarrit ende janë duke u hetuar, por dëshmitarët kanë raportuar se zjarri ka nisur kur kamerieri i kishte hedhur zjarr një pice, një prej ushqimeve kryesore të restorantit. Muret e restorantit ishin të dekoruara me bimë nga plastika, të cilat menjëherë u kapluan nga zjarri.

Evakuimi i të pranishmëve në restorant ishte i vështirë për shkak se lokali nuk kishte dalje emergjente dhe njerëzit u bllokuan brenda. Ky restorant kishte kapacitet për 60 persona brenda dhe 40 të tjerë në tarracë.