Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy “kundërshtarët”, Orban e Papa Fraçesku, takohen shkurtimisht

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është ulur në rreshtin e parë gjatë meshës papale në Budapest të dielën në mëngjes. Orbani dhe Papa Françesku u takuan shkurtimisht para meshës në kuadër të protokollit të vizitës së liderit katolik.

Qëndrimi i sertë anti-emigrant i Orbanit është në kundërshtim të madh me mësimet dhe veprimet e papatit të Françeskut. Papa e ka nisur udhëtimin e tij të 34-të si papë, duke vizituar Hungarinë dhe Sllovakinë.

Ky është udhëtimi i parë i Papa Françeskut prej kryerjes së ndërhyrjes kirurgjike në korrik, kur i ishte hequr një pjesë e zorrës së trashë. I kishte kaluar disa ditë rikuperimi në spital.

84-vjeçari ka një agjendë të ngjeshur, përfshirë takime me komunitetin hebraik në Sllovaki, ku 150 mijë hebrenj kishin humbur jetën në Holokaust. Papa ka paralajmëruar për ngritjen shqetësuese të antisemitizmit në Evropë.

Artikuj të ngjashëm