Botë

Dy iraniane sulmohen me jogurt, arrestohen sepse s’bartnin shami

Dy gra janë arrestuar në Iran pasi u sulmuan me jogurt, për shkak se nuk kishin mbuluar flokët në publik.

Në videon që është bërë virale, në një dyqan dy grave u afrohet një burrë dhe pasi ju flet ua hedh jogurtin.

Gjyqësori në Iran ka vendosur që dy gratë të ndalohen për shkak të shfaqjes së flokëve, që është ilegale në Iran.

Edhe burri është arrestuar për prishje të rendit publik.

Arrestimet vijnë pas disa muajsh protestash me kërkesën për t’i dhënë fund mbajtjes së detyrueshme të shamisë.

Pamjet kanë treguar se si gratë po prisnin në dyqan për t’u shërbyer nga stafi. Burri që shihet teksa u kalon pranë, ndalet dhe pasi u thotë diçka, nis t’i sulmojë. Më pas sulmuesi përzihet nga pronari i lokalit.