Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy aeroplanë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e gjashtë aeroplanëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan.
Aeroplanët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd.
Aeroplanët MiG ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre dhe renovimi pritet të kushtojë rreth 235 milionë dollarë, transmeton REL.
Katër aeroplanët e tjerë do të arrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit.
Atëherë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tash president i vendit, pati thënë në mars se Rusia do “t’i dhurojë” Serbisë gjashtë luftarake MiG-29.
Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim.
-
Ukraina godet rajonin ku pritet të mbahet “Davosi rus"
-
Përplaset një avion ushtarak rus në Krime, 29 të vdekur
-
Rajoni alarmohet. Çka janë raketat kineze që i bleu Serbia?
-
Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë
-
Serbia importon më së shumti armë në rajon, larg nga të gjitha shtetet