Ligjvënësi udhëheqës demokrat në Komitetin e Inteligjencës së Senatit amerikan, Mark Warner, thotë se presidenti, Donald Trump, e ka penguar hetimin e panelit për përzierjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, duke mos i pranuar konkluzionet e agjencive të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.
Warner, anëtar i këtij paneli, mëtutje në intervistën për rrjetin CNN, tha se “në kushtet e kontakteve dhe marrëveshjeve të fshehta, kurrë nuk ka parë më tepër tym dhe aq shumë fije të mundshme”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy komitet i Senatit është njëri prej institucioneve që nuk zhvillon vetëm hetime për përzierjen ruse, por edhe për kontaktet e ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë.
Ai ka tërhequr vërejtjen se hezitimi i Trumpit për t’i pranuar konkluzionet e komunitetit të inteligjencës, i ka penguar përpjekjet për parandalimin e përzierjes në zgjedhjet e ardhshme.
Pos hetimeve në Kongres, edhe agjencia FBI po zhvillon hetime për kontaktet ndërmjet ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.
Në muajin maj, Trump e shkarkoi drejtorin e agjencisë, James Comey, dhe kjo ka çuar në emërimin e një këshilltari special për mbikëqyrjen e hetimit.
Raportohet se kështilltari special, Robert Mueller, po shikon nëse Donald Trump ka synuar ta pengoj hetimin e agjencisë FBI. Ky pengim, sipas ligjeve amerikane, paraqet vepër kriminale.