Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Droni kap në pamje burrin që ndizte qëllimisht zjarre në Itali

Një burrë është arrestuar pasi u pa nga një dron duke e ndezur një zjarr në Kalabri të Italisë.

Pamjet u publikuan nga autoritetet në rajon, të cilët thanë se një numër zjarresh të reja ishin nisur nga vetë njerëzit.

Burri shihet që ecë mes një pjese të gjelbëruar dhe ndezë zjarre. Më pas, kur vëren dronin, tenton ta rrëzojë në tokë duke e gjuajtur me gurë.

Droni rastësisht kapi në pamje zjarrvënësin, pasi ishte dërguar aty për të hetuar zjarret.