Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dronët zbulojnë varrin masiv me trupat e palestinezëve

Rreth 80 trupa të palestinezëve të paidentifikuar janë varrosur në një varr masiv në Rafah.

Burime në Ministrinë e Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi i kanë thënë AFP-së se ata janë transportuar “nga morgjet dhe varret” te autoritetet izraelite për të parë se nuk ka pengje mes tyre.

Më vonë, trupat janë rikthyer përmes kalimit Kerem Shalom.

Izraeli ka thënë se 129 nga 240 njerëz mungojnë ende pasi u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza më 7 tetor. Sulmet atë ditë nga Hamasi lanë të vrarë 1200 njerëz.

Mbi 20,600 palestinezë janë vrarë në bombardimet e Izraelit nga atëherë.