179 trupa të vdekur, përfshirë foshnjat, janë varrosur në një varr masiv brenda ambienteve të spitalit Al-Shifa në Gaza, ka thënë të martën drejtori i spitalit, Mohammad Abu Salmiyah, shkruan BBC.
“Ka kufoma që mbajnë erë në kompleksin spitalor dhe nuk ka më energji elektrike në morgje”, citohet të ketë thënë Abu Salmiyah.
“Ne u detyruam t'i varrosnim në një varr masiv brenda ambienteve të spitalit”, ka shtuar ai.
Salmiyah shton se pacientët vdiqën pasi pajisjet jetike të spitalit dështuan për shkak të ndërprerjeve të energjisë. Kjo ndodh, siç thotë ai, për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për gjeneratorët.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor janë shënuar mijëra viktima.
-
Rreth 400 trupa janë gjetur në varrezat masive në spitalin e Gazës
-
Dronët zbulojnë varrin masiv me trupat e palestinezëve
-
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza la të vdekur të paktën 28 persona
-
39 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza
-
Varreza masive e qese me trupa: Spitali “Al-Shifa” pas tërheqjes së Izraelit