Aeroporti i Brukselit u mbyll dhe të gjitha fluturimet u anuluan pas raportimeve për prezencën e një droni, tha kontrolli belg i trafikut ajror. Të njëjtat vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot.
Aeroporti më i vogël i Lieges u mbyll gjithashtu pasi u panë dronë.
Ministri i Mbrojtjes, Theo Francken i tha transmetuesit publik se incidenti duket se është kryer nga profesionistë që synojnë destabilizimin e vendit.
Bernard Quintin, ministër i Brendshëm, i kërkoi kryeministrit Bart De Wever të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Ne nuk do të lejojmë që aeroportet tona të mbyllen nga fluturimi i pakontrolluar i dronëve. Kjo kërkon përgjigje të koordinuar kombëtare”, ka thënë ai.
Një përditësim nga faqja e Aeroportit të Brukselit tha të mërkurën se fluturimet janë pezulluar, dhe se nuk ka vlerësime për sa kohë aeroporti do të mbetet i mbyllur.
-
Belgjika do të mbajë takim urgjent të Këshillit të Sigurisë për shkak të dronëve
-
Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë
-
Belgjika heton dronët e dyshimtë që fluturuan mbi një bazë ushtarake të saj
-
Pezullohen fluturimet në Aeroportin e Munihut, raportohet se janë parë dronë
-
Udhëheqësit lituanë nxituan drejt bunkerëve ndërsa një dron shkeli hapësirën ajrore të vendit