Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Drithërat ukrainas ofrojnë shpresë, por jo zgjidhje për krizën ushqimore

Megjithëse janë simbolike, dërgesat kanë bërë pak për të lehtësuar shqetësimet e tregut. Thatësira dhe kostot e larta të plehrave i kanë mbajtur çmimet e grurit më shumë se 50% më të larta se fillimi i vitit 2020, përpara pandemisë COVID-19. Dhe ndërsa Ukraina është një furnizues kryesor i grurit, elbit, misrit dhe vajit të lulediellit për vendet në zhvillim, ajo përfaqëson vetëm 10% të tregtisë ndërkombëtare të grurit.

Një anije që sjell misër në portin verior të Libanit në Tripoli, normalisht nuk do të shkaktonte trazira. Por, po tërheq vëmendjen për shkak të vendit nga erdhi: porti i Odesës në Detin e Zi të Ukrainës.

Razoni, i ngarkuar me më shumë se 26 mijë tonë misër për ushqimin e pulave, po del nga skajet e një lufte ruse që ka kërcënuar furnizimet ushqimore në vende si Libani, i cili ka normën më të lartë në botë të inflacionit të ushqimit, 122%, dhe varet nga rajoni i Detit të Zi për pothuajse të gjithë grurin e tij.

Luftimet kanë bllokuar 20 milionë tonë drithëra brenda Ukrainës dhe largimi i anijes Razon të hënën shënoi një hap të parë të madh drejt nxjerrjes së atyre furnizimeve ushqimore dhe dërgimit të tyre në ferma dhe furra buke për të ushqyer miliona njerëz të varfër që janë të uritur në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë.

"Në fakt, të shohësh dërgesën të lëvizë është një arritje e madhe", tha Jonathan Haines, analist i lartë në firmën e të dhënave dhe analitikës, Gro Intelligence. “Këta 26 mijë tonë në shkallën e 20 milionë tonëve që janë mbyllur nuk është asgjë, absolutisht asgjë… por nëse fillojmë ta shohim këtë, çdo dërgesë që shkon, do ta rrisë besimin”.

Shkalla e vogël do të thotë se dërgesat fillestare që largohen nga shporta e bukës në botë nuk do të ulin çmimet e ushqimeve ose do të lehtësojnë një krizë globale ushqimore në çdo kohë të afërt. Plus, shumica e grurit të bllokuar është për ushqimin e kafshëve, jo për njerëzit për të ngrënë, thonë ekspertët. Kjo do të zgjasë efektet valëzuese të luftës për njerëzit më të cenueshëm të botës mijëra milje larg në vende si Somalia dhe Afganistani, ku uria së shpejti mund të kthehet në krizë dhe ku inflacioni e ka shtyrë koston e ushqimit dhe energjisë jashtë mundësive për shumë njerëz. Për fermerët në Liban, dërgesa e pritur këtë fundjavë është një shenjë se drithërat mund të bëhen përsëri më të disponueshëm, edhe nëse me një çmim më të lartë, tha Ibrahim Tarchichi, kreu i Shoqatës së Fermerëve “Bekaa”.

Edhe Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore Botë Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore

Por ai tha se kjo nuk do të dëmtojë vendin e tij, ku vitet e korrupsionit endemik dhe ndarjeve politike kanë përmbysur jetën. Që nga viti 2019, ekonomia është tkurrur me të paktën 58%, me monedhën që është nënçmuar aq rëndë sa gati tre të katërtat e popullsisë tani jetojnë në varfëri.

"Unë mendoj se kriza do të vazhdojë për sa kohë që kostot operative vazhdojnë të rriten dhe fuqia blerëse bie", tha Tarchichi.

Porti i shkatërruar

Përplasja u shfaq shumë këtë javë kur një pjesë e silosit të grurit në portin e Bejrutit u shemb në një re të madhe pluhuri, dy vjet pas një shpërthimi që la të vdekur më shumë se 200 njerëz dhe lëndoi mijëra të tjerë.

Megjithëse janë simbolike, dërgesat kanë bërë pak për të lehtësuar shqetësimet e tregut. Thatësira dhe kostot e larta të plehrave i kanë mbajtur çmimet e grurit më shumë se 50% më të larta se fillimi i vitit 2020, përpara pandemisë COVID-19. Dhe ndërsa Ukraina është një furnizues kryesor i grurit, elbit, misrit dhe vajit të lulediellit për vendet në zhvillim, ajo përfaqëson vetëm 10% të tregtisë ndërkombëtare të grurit.

Ka gjithashtu pak shanse që më të varfrit në botë që mbështeten në grurin ukrainas të shpërndarë përmes agjencive të OKB-së si Programi Botëror i Ushqimit do të jenë në gjendje t'u qasen atyre në çdo kohë së shpejti. Para luftës, gjysma e grurit që PBU-ja bleu për shpërndarje vinte nga Ukraina.

Kalimi i sigurt i Razonit u garantua nga një marrëveshje katërmujore që OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan me Ukrainën dhe Rusinë dy javë më parë. Korridori i grurit përmes Detit të Zi është 111 milje detare i gjatë dhe 3 milje detare i gjerë, me ujëra të shpërndara me mina shpërthyese që lëvizin, duke ngadalësuar punën.

Tre anije të tjera u nisën të premten, drejt Turqisë, Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Të gjitha anijet që janë nisur deri më tani kishin mbetur aty që nga fillimi i luftës gati gjashtë muaj më parë.

Sipas marrëveshjes, disa, jo të gjitha, nga ushqimi i eksportuar do të shkojnë në vendet që përjetojnë pasiguri ushqimore. Kjo do të thotë se mund të duhen javë që njerëzit në Afrikë të shohin grurin nga dërgesat e reja dhe madje edhe më gjatë për të parë efektet në çmimet e larta të ushqimit, tha Shaun Ferris, një këshilltar me bazë në Kenia për bujqësinë dhe tregjet për Shërbimet e Ndihmës Katolike, një partner në Shpërndarjet e Programit Botëror të Ushqimit.

Image
Në Afrikën Lindore, mijëra njerëz kanë vdekur ndërsa Somalia, Etiopia dhe Kenia fqinje përballen me thatësirën më të madhe në katër dekada.

Kriza në Afrikë

Edhe Blerësi refuzon ngarkesën e anijes së parë të grurit të nisur nga Ukraina Botë Blerësi refuzon ngarkesën e anijes së parë të grurit të nisur nga Ukraina

Në Afrikën Lindore, mijëra njerëz kanë vdekur ndërsa Somalia, Etiopia dhe Kenia fqinje përballen me thatësirën më të madhe në katër dekada. Të mbijetuarit kanë përshkruar varrosjen e fëmijëve të tyre, ndërsa ata ikën në kampe ku mund të gjendej pak ndihmë.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Somalia dhe vendet e tjera afrikane iu drejtuan partnerëve jotradicionalë të grurit si India, Turqia dhe Brazili, por me çmime më të larta. Çmimet e ushqimeve kritike mund të fillojnë të ulen në dy ose tre muaj pasi tregjet për ushqimin e importuar përshtaten dhe korrjet lokale përparojnë, tha Ferris.

Kush është i pari në radhë për grurin nga Ukraina mund të ndikohet nga nevojat humanitare, por gjithashtu varet nga marrëveshjet ekzistuese të biznesit dhe interesat komerciale, duke përfshirë atë që është i gatshëm të paguajë më shumë, tha Ferris.

"Ukraina nuk është një organizatë bamirëse", tha ai. "Ajo do të kërkojë të marrë ofertat më të mira në treg" për të ruajtur ekonominë e saj të brishtë.

PBU-ja tha këtë javë se po planifikon të blejë, ngarkojë dhe dërgojë 30 mijë ton grurë nga Ukraina në një anije me qira të OKB-së. Nuk tha se ku do të shkonte anija ose kur mund të ndodhte ai lundrim.

Në Liban, ku grupi i ndihmës humanitare, Mercy Corps, thotë se çmimi i miellit të grurit është rritur me më shumë se 200% që nga fillimi i luftës në Rusi, njerëzit qëndruan në radhë të gjata, shpesh të tensionuar jashtë furrave të bukës për bukën e subvencionuar ditët e fundit.

Qeveria ndezi dritën jeshile për një hua të Bankës Botërore prej 150 milionë dollarësh për të importuar grurë, një zgjidhje e përkohshme prej gjashtë deri në nëntë muaj përpara se të detyrohej të hiqte fare subvencionet për bukën.

Derisa situata është e vështirë për miliona libanezë, afërsisht 1 milion refugjatë sirianë të vendit që ikën nga një luftë civile përtej kufirit përballen me stigmatizimin dhe diskriminimin duke u përpjekur të blejnë bukë.

Një sirian që jeton në Libanin verior tha se atij i duhen shpesh tre deri në katër vizita në furra buke përpara se të gjejë dikë të gatshëm t'i shesë bukë, me përparësi libanezëve. Ai përshkroi radhët e 100 njerëzve që prisnin dhe vetëm një grusht njerëzish lejoheshin në çdo gjysmë ore të blinin një pako të vogël buke.

Edhe Anija e parë me grurë niset nga Ukraina sipas marrëveshjes me Rusinë Botë Anija e parë me grurë niset nga Ukraina sipas marrëveshjes me Rusinë

“Ne marrim lloj-lloj komentesh të vrazhda, sepse jemi sirianë, të cilat zakonisht thjesht i injorojmë, por ndonjëherë bëhet shumë dhe vendosim të shkojmë në shtëpi duarbosh”, tha ai, duke folur në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes.

Përktheu: Forca Jashari