21:50 - Partia Demokratike Socialiste (DPS) ka shpallur fitoren e kandidatit të saj Millo Gjukanoviq në zgjedhjet e sotme presidenciale në Mal të Zi.
Deputeti i kësaj partie, Millosh Nikoliq, tha se në bazë të 80 për qind të mostrave të përpunuara Gjukanoviq ka fituar mbi 54 % të votave.
Ai tha se bëhet fjalë për një fitore të madhe dhe historike në kampanjën, në të cilën Gjukanoviq ishte vetëm kundër të gjithëve.
Nikoliq paralajmëroi se Gjukanoviq së shpejti do të mbajë një fjalim nga ndërtesa e vjetër e qeverisë.
Mbështetësit e DPS-së janë mbledhur për të kremtuar fitoren te ndërtesa e vjetër e Qeverisë së Malit të Zi.
Edhe
Elezi: Brenda dy ditësh pritet të përfundojë rinumërimi
Rezultatet preliminare e nxjerrin Gjukanoviqin fitues të zgjedhjeve për president
21:05 - Kur janë numëruar, më shumë se gjysma e votave të qytetarëve të Malit të Zi për president të vendit, sipas CEMI-t, duket se politikani veteran, Millo Gjukanoviq, do të marrë kreun e shtetit që në rundin e parë.
Siç njofton televizioni i Malit të Zi, me numërimin e 53.1 për qind të votave, Gjukanoviq prin me 53,5%, përkundër 34,1% që ka marrë kundërkandidati kryesor i tij, Mlladen Bojaniq.
Draginja Vuksanoviq nga SDP 5.5%, Marko Milaçiq përfaqësuesi i “Prave Crne Gore” 3.5%, Hazbija Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit 0.5%, Dobrilo Dedeiq përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve 0.3% dhe Vasilie Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve 0.2%.
Exit Poll-i thotë se Gjukanoviqi fiton pa balotazh
Edhe
Përfundon numërimi i votave, VV-ja siguron 53 mandate
Exit Polli i kryer nga CEMI e ka nxjerr politikanin veteran, Millo Gjukanoiq, fitues të zgjedhjeve për president të Malit të Zi që në rundin e parë.
Sipas këtij projeksioni, Gjukanoviq ka arritur të fitojë 53.65 për qind të votave të malazezëve.