Botë

Dorëhiqet ministrja e Mbrojtjes e Zvicrës

Viola Amherd

Ministrja e Mbrojtjes së Zvicrës Viola Amherd do të dorëhiqet në fund të marsit, ka njoftuar Parlamenti i Zvicrës të mërkurën përmes një postimi në rrjetin social X. 

Sipas njoftimit pasuesi i saj do të zgjidhet në pranverë për ta zëvendësuar atë, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters. 

“Pas më shumë se 30 vjetëve në politikë, më shumë se 25 vjetëve në një post ekzekutiv, është koha për të kaluar detyrën te një forcë më e re”, ka shkruar Amherd në letrën e dorëheqjes, e cila është publikuar si pjesë e postimit.