Kryeministrja letoneze, Evika Siliņa, ka njoftuar dorëheqjen nga posti pasi partnerët e saj të koalicionit, Progresivët, refuzuan të mbështesin shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes së vendit, Andris Spruds, për shkak të një incidenti të kohëve të fundit me dronë rusë.
Siliņa raportohet se ishte e frustruar me reagimin ndaj incidentit. Mirëpo Progresivët refuzuan të mbështesnin ministrin zëvendësues, Raivis Melnis, dhe thanë se ata në fakt nuk e mbështesnin më kryeministren, duke e lënë atë pa shumicë në parlament.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë për median të enjten në mëngjes, kryeministrja ka thënë se ndërsa ka dhënë dorëheqjen për të protestuar ndaj asaj që ajo i ka quajtur grindje të vogla partiake, Siliņa ka theksuar se ajo "po jep dorëheqjen, por nuk po dorëzohet".
Komentet e saj ndoshta do të kuptohen si një aludim për qëllimet e saj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të planifikuara tashmë për tetor.
Ndërkohë, priten bisedime të mëtejshme për daljen nga kjo krizë politike së shpejti, me një qeveri të përkohshme të mundshme të formuar për të udhëhequr vendin deri në zgjedhje.
Presidenti i vendit, Edgars Rinkwvics, po planifikon takime me udhëheqësit e partive parlamentare të premten.
“Letonia nuk mund të përballojë pasiguri dhe paqëndrueshmëri politike”, ka thënë ai në Facebook të mërkurën në mbrëmje, ndërsa kriza u thellua.