I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, në shenjë protestë lidhur me depërtimin e migrantëve hiatin.
Vendimi për të kthyer migrantët e Haitit të cilët po iknin si pasojë e tërmeteve dhe jostabilitetit politik, ishte “johuman”, ka deklaruar diplomati i lartë, Daniel Foote.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar t’i kthejnë migrantët nga kufiri në qytetin e Teksasit, kufi ky që ka parë një dyndje, me rreth 13,000 qytetarë haitianë të cilët ishin mbledhur nën një urë.
Ata kanë qëndruar në pritje në një kamp, në temperatura deri në 37 gradë Celsius, ndërkohë që zyrtarët lokalë i kanë siguruar ata me ushqime dhe me elemente të tjera sanitare të nevojshme.
Shumica e njerëzve në kamp janë haitianë mirëpo ka edhe kubanë, peruvian dhe venezuelas.
Edhe
Mes trazirave jep dorëheqje kryeministri i Haitit
Që nga e diela, SHBA-ja ka rikthyer në Haiti 1,401 migrantë të cilët ishin të vendosur në kampin e Teksasit, në kufi me Meksikën.
Mirëpo në letrën e tij të dorëheqjes, Foote ka deklaruar se “Haiti është një shtet në kolaps, i cili thjeshtë nuk mund të pranojë mijëra migrantë të rikthyer të cilët kanë nevojë për ushqim, strehim dhe para”.
-
Tollovi në kufirin Meksikë-SHBA, mijëra emigrantë pritet të kthehen në vendlindje
-
Trumpi shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve
-
Gjykata i jep dritën jeshile administratës Trump për dëbimin e mbi 500 mijë emigrantëve
-
Supremja i hap rrugë Trumpit të deportojë rreth 350 mijë venezuelas nga SHBA-ja