Një zyrtar i lartë i konservatorëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka kërkuar liderit të aleatëve të partisë simotër në Bavari, CSU, që të ndjekë rrugën e partneres së koalicionit qeveritar dhe të japë dorëheqje nga drejtimi i partisë pas dështimit në zgjedhjet e fundit rajonale.
Merkeli ka bërë të ditur të hënën se mandati i saj i katër qeveritar do të jetë i fundit dhe se nuk do të kërkojë më kryesimin e partisë Kristiandemokrate (CDU), duke paralajmëruar fundin e epokës së saj trembëdhjetëvjeçare në krye të politikës evropiane, transmeton Koha.net.
Vendimi i saj erdhi pas dështimit në zgjedhjet e Bavarisë dhe Hesses, ku partitë në koalicion pësuan debakël.
Tobias Hans, politikan i njohur i CDU-së, i ka kërkuar liderit të CSU-së, Horst Seehofer – i cili si ministër i Brendshëm i Qeverisë së Merkleit krijoi paqartësi te votuesit duke e kritikuar shefen e saj – që ta ndjekë hapin e saj.
“Është fakt se Angela Merkel ka dhënë një shembull se si duhet të merret përgjegjësia pas një rezultati të dobët zgjedhor”, ka deklaruar Hans. “Angela Merkel ia ka dalë të menaxhojë largim të vetëpërcaktuar si lidere partie, dhe kjo është dëshira ime edhe për kolegun Horst Seehofer”.
-
Humbja në zgjedhje nuk e zbeh imazhin e Merkelit
-
CDU sërish në duart e burrave
-
Dalja e SPD-së nga koalicioni me Merkelin mund të sjellë zgjedhje të reja në Gjermani
-
Mes emocionesh Merkeli largohet nga CDU-ja, drejtimin e partisë e merr Annegret Kramp-Karrenbauer
-
Merkel mban fjalimin lamtumirës për partinë e saj